Shërbimet

Biznes plane

Biznes plane

“FAKT Consulting”  krijon “Biznes Plane” për strategjitë tuaja të ndryshme në arritjen e qëllimeve, në projektet e caktuara dhe në fusha të ndryshme ekonomike.

Gjithashtu, bazuar në përvojat e deritanishme, ofron për ju dizajnimin e një “Biznes Plani” inovativ për hapjen e një biznesi të ri (Start Up), të qëndrueshem dhe më prespektivë afatgjatë për të ardhmen.

Krijimi i një “Biznes Plani” për shoqeritë tregtare (bizneset) të reja dhe ato ekzistuese, nuk mund të arrihet pa i respektuar edhe disa faktorë në menaxhimin strategjik të një procesi të vazhdueshëm, për ;

  1. vlerësimin e historikut dhe gjendjës aktuale, duke vlerësuar se cilat janë mallrat apo shërbimet aktuale dhe si ishte dhe si është aktualisht performanca e tyre;
  2. vlerësimin e potencialit të ardhshëm, duke analizuar se cilat mallra apo shërbime mund të prodhohen, si do të shiten, si do të monitorohen dhe si do të zhvillohet procesi i tregut dhe i marketingut për to;
  3. potencialin e resurseve dhe përdorimin e metodave dhe modeleve adekuate dhe aplikimin e tyre për të arritur rezultate të dëshiruara në të ardhmen.

Na kontaktoni për shërbimet tona