Shërbimet
Tatimet
Tatimet
“FAKT Consulting” ofron shërbime profesionale për çdo shoqëri tregtare të regjistruar në Kosovë (secilin aktivitet ekonomik, person fizik apo juridik duke përfshirë edhe OJQ-të), që është i obliguar të mbajë regjistrimet e duhura në librat e kontabilitetit, të deklaroj dhe paguaj tatimet dhe kontributet sipas ligjeslacionit tatimor të zbatueshëm në Republikën e Kosovës.
“FAKT Consulting” në veçanti ofron edhe këto shërbime në planifikim, deklarim dhe raportim të tatimeve dhe kontributeve në Kosovë, duke përfshirë:
- Planifikimin adekuat (parashikimin) të detyrimit tatimor;
- Krijimin dhe raportimin (online) të librave të shitjes – shërbimeve, librave të blerjes – shpenzimeve – mjeteve themelore (aseteve), librave të pagave etj;
- Deklarimin dhe raportimin e tatimeve dhe kontributeve (online) mujore, tremujore dhe vjetore;
- Deklarime, raporte dhe shërbime të tjera për tatime dhe kontribute;
- Krijimi dhe raportimin e pasqyrave financiare vjetore sipas taksave;
- Përfaqësimin e shoqërive tregtare të regjistruara në Kosovë (secilin aktivitet ekonomik, person fizik apo juridik) në institucionet shtetërore relevante.