Rreth nesh

Fakt
Consulting

“FAKT Consulting” është themeluar nga MA Sc. Nazmi Bajrami në vitin 2012 në Prishtinë, pranë Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK) në Republikën e Kosovës.

“FAKT Consulting” në vazhdimësi ka zgjeruar shërbimet e saj me klientë vendor (bashkëpunëtor), pastaj në tregun rajonal (Shqipëri dhe Maqedoni) dhe në tregun ndërkombëtar, duke ofruar shërbime dhe konsulencë në fusha të ndryshme të ekonomike.

Me zhvillimin e kompanisë, në vazhdimësi kemi ofruar konsulencë në fusha të ndryshme ekonomike, në aplikimin e sistemeve më të mira në kontabilitet, në digjitalizimim e bizneseve, duke rekomanduar dhe aplikuar platforma adekuate digjitale.

Ekipi ynë i ekspertëve do t'ju ndihmojë në të gjitha situatat

“FAKT Consulting” përveq shërbimeve të cekura më lartë, ofron edhe shërbime tjera; për hapjen e një biznesi të ri, apo likuidimin (mbylljen) vullnetare të bizneseve, rregullimin e problemeve me gabime në trajtimin e tatimeve në fusha të ndryshme dhe trajtimin e drejt të tyre sipas legjislacionit të aplikueshem në Kosovë, krijimin e pasqyrave financiare sipas taksave dhe standardëve, si dhe përgatitjen e dokumentacionit për burimet e financimit me grante, kredi apo garancione në banka.

Ekipi menaxhues

MR. SC. NAZMI BAJRAMI

Themelues dhe Drejtor Menaxhues (CEO)
 

MSc në Financa, Banka dhe Kontabilitet, Auditor i Licencuar, Kontabilist i Certifikuar dhe Ekspert Financiar i emëruar nga Gjykatat dhe Prokuroria e Republikës së Kosovës. Me mbi 20 vite përvojë profesionale në sektorin bankar, auditim, kontabilitet, tatime dhe konsulencë financiare. Udhëheq Fakt Consulting në ofrimin e zgjidhjeve profesionale që mbështesin bizneset në raportimin financiar, përputhshmërinë ligjore, menaxhimin financiar dhe zhvillimin e qëndrueshëm të aktivitetit të tyre

Egzona Sahiti 

Menaxhere e Shërbimeve Financiare dhe Konsulencës

 

Mastër në Menaxhment, Ndërmarrësi dhe Inovacion. Me përvojë profesionale në financa, kontabilitet, tatime dhe konsulencë financiare, duke mbështetur biznese të sektorëve të ndryshëm në menaxhimin e proceseve financiare, raportimin financiar, analizat financiare dhe planifikimin tatimor. Kontribuon në koordinimin e shërbimeve profesionale dhe zhvillimin e zgjidhjeve të personalizuara, duke siguruar përputhshmëri me legjislacionin në fuqi, standardet profesionale dhe praktikat më të mira të biznesit.

Anesa Muriqi Qyqalla

Zyrtare e Faturimit dhe Kontabilitetit


Angazhohet në administrimin e proceseve të faturimit dhe mbështetjen e aktiviteteve kontabël për biznese të sektorëve të ndryshëm. Përgjegjëse për përgatitjen dhe përpunimin e faturave, evidencën e dokumentacionit financiar, regjistrimin e transaksioneve kontabël dhe asistimin në përgatitjen e raporteve financiare e tatimore. Kontribuon në zbatimin e procedurave të brendshme, duke siguruar saktësi, efikasitet dhe përputhshmëri me legjislacionin në fuqi dhe standardet profesionale.

Arion Bajrami 

Specialist i Kontabilitetit dhe Administrimit Financiar


Mbështet menaxhimin e proceseve kontabël dhe financiare për biznese të sektorëve të ndryshëm, duke marrë pjesë në përgatitjen e faturimit, evidencave kontabël, dokumentacionit financiar dhe raportimeve periodike. Angazhohet në zbatimin e procedurave profesionale dhe përmbushjen e kërkesave ligjore e tatimore me korrektësi dhe përgjegjësi.

Çka synojmë?

Ofertat më të mira

“FAKT Consulting” është zgjidhja e duhur për dizajnimin e një rrethi vicioz për sistemin e biznesit tuaj. Krijimi i pasqyrave financiare të besueshme për shoqeritë tregtare dhe raportimi i tyre tek pronarët, institucionet shtetërore apo palët tjera të interesuara, është detyrim ligjor dhe ne mund t’i bëjmë këto shërbime në menyrë adekuate dhe profesionale.

Klientë të favorizuar

Shërbimet nga”FAKT Consulting” janë të dedikuara për shoqëritë tregtare mikro, të vogla, të mesme (NVM) dhe të mëdha (korporata), duke përfshirë :

– Shoqëritë tregtare (bizneset) vendore dhe

– Shoqëritë tregtare (bizneset) të jashtme.

Shërbime profesionale

Ekipi është me përvojë të gjatë në sektorin financiar në Kosovë, që nga viti 2004. Bazuar në edukimin e vazhdueshem profesional dhe më përvojë të vlefshme në Institucione financiare, bankiere dhe në Kontabilitet, më profesionalizëm dhe përkushtim të theksuar, ne vazhdojmë të ofrojmë shërbime profesionale në menaxhimin e aktiviteteve të ndryshme ekonomike për shoqeritë tregtare (bizneset).

Filozofia e shërbimeve tona

Filozofia e shërbimeve tona bazohet në korrektësinë maksimale, respektimin e rregullave të etikës profesionale me qëllim të ofrimit të shërbimeve cilësore dhe frytëdhënëse për bizneset.

Na kontaktoni për shërbimet tona