Shërbimet

Eskspertizat Financiare - Gjyqësore

Eskspertizat Financiare - Gjyqësore

Në fushën e “Ekspertizës Financiare dhe Gjyqësore”, ofrojmë shërbime profesionale të cilat mbulojnë një gamë të gjerë analizash dhe vlerësimesh, të nevojshme për zgjidhjen e çështjeve ligjore dhe financiare. Ekspertët tanë janë të certifikuar dhe kanë një përvojë të thellë në fushën e analizës financiare, duke siguruar që çdo informacion të jetë i besueshëm dhe i saktë në proceset gjyqësore dhe vendimmarrjet.

Shërbimet që ofrojmë përfshijnë:

  • Analiza financiare për çështjet Gjyqësore: përmes ekspertizave financiare Gjyqësore ne i ndihmojmë palët në konteste ndërgjyqësore, në konstatimin e dëmeve ekonomike, kontesteve financiare, fitimit të humbur, transaksioneve ekonomike, financiare dhe tatimore, të palëve në procese gjyqësore të lidhura me financat.
  • Konsulencë financiare: ofrimi i konsulencës për çështje financiare dhe ndihmë në përgatitjen e raporteve dhe dokumenteve që do të përdoren gjatë proceseve gjyqësore.
  • Hetime të pasurive dhe burimeve financiare: Në rastet e hulumtimeve të thelluara për pasuri të fshehura apo evazion fiskal, ekipi ynë ofron shërbime të specializuara për të zbuluar dhe analizuar pasuritë dhe burimet financiare.
  • Trajtimi i çështjeve tatimore: ekspertët tanë ofrojnë shërbime të specializuara për trajtimin e çështjeve tatimore, përfshirë këshillimin dhe mbrojtjen e klientëve në lidhje me detyrimet tatimore dhe kontestet me autoritetet tatimore në Republikën e Kosovës.
  • Shmangia tatimore dhe evazionin fiskal: ekspertiza financiare për shmangien tatimore apo evazionin fiskal, duke siguruar insitucionet relevante që individët dhe bizneset kanë ndjekur praktika të ligjshme dhe të qëndrueshme tatimore, respektimin e ligjit për tatimet dhe taksat në Repubkilën e Kosovës duke ndihmuar në parandalimin e shmangies tatimore dhe veprave të tjera me pasoja të mundshme ligjore.
  • Trajtimi i drejtë i detyrimeve tatimore dhe financiare: Ofrimi i shërbimeve për menaxhimin dhe trajtimin e drejtë të detyrimeve tatimore dhe financiare, për të siguruar që insitucionet dhe subjektët [tatimpaguesit] të përmbushin detyrimet e tyre në mënyrë të saktë dhe në përputhje me ligjin.
  • Trajtimi i kontestëve ndërmjet subjekteve dhe partnerëve në biznes: Ekspertët tanë ofrojnë ekspertiza të sakta për zgjidhjen e kontesteve dhe konflikteve ndërmjet subjekteve apo partnerëve në biznes. Kjo përfshin analizën e marrëveshjeve [kontraktimeve] të biznesit, vlerësimin e dëmeve ekonomike dhe financiare, duke ndihmuar në arritjen e një zgjidhjeje të drejtë dhe të qëndrueshme për palët e përfshira në konteste të ndryshme ekonomike, duke reduktuar pasojat negative dhe duke mundësuar një vazhdimësi të shëndoshë të marrëdhënieve biznesore.

Ekspertizat financiare dhe gjyqësore janë të rregulluara në Ligjin Nr. 08/L-191 për Ekspertët Gjyqësorë dhe Rregulloren Nr. 03_2022 për procedurat, kushtet dhe shpërblimin e ekspertëve gjyqësorë. Kjo siguron që çdo ekspertizë të jetë e realizuar në përputhje me ligjet, duke ofruar shërbime të besueshme dhe të sakta për çdo lloj procesi gjyqësor.

Eksperti MRs. Nazmi Bajrami, Auditor i Çertifikuar:

Eksperti ynë, Nazmi Bajrami, me numër të licencës 196/23, të lëshuar nga Këshilli Gjyqësor i Republikës së Kosovës më datë 06.04.2023, është i regjistruar në Listën e Ekspertëve Gjyqësorë me numër rendor 196. Eksperti ofron shërbime të ekspertizës financiare dhe gjyqësore në përputhje me ligjin dhe rregulloret përkatëse.

Për të parë listën e ekspertëve gjyqësorë dhe për të verifikuar numrin rendor 196, mund të klikoni në linkun më poshtë: Listën e Ekspertëve Gjyqësorë”.

Të gjitha informacionet që mblidhen gjatë procesit të ekspertizës financiare dhe gjyqësore mbrohen në përputhje me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Kosovës. Po ashtu, ne sigurojmë që informacionet që mblidhen me fushat financiare, gjyqësore dhe penale trajtohen me konfidencialitet të plotë, duke respektuar të gjitha rregullat dhe normat ligjore për mbrojtjen e privatësisë dhe sigurisë së të dhënave.

Ekspertët tanë janë të pajisur me njohuri të thella ligjore dhe financiare, duke ofruar shërbime të besueshme dhe të saktë për çdo lloj procesi gjyqësor, si dhe për individ dhe kompani që kërkojnë një vlerësim të drejtë dhe objektiv të situatave të tyre financiare.

Për çdo pyetje ose kërkesë për shërbime të ekspertizave financiare dhe gjyqësore, mos hezitoni të na kontaktoni, përmes web faqës www.fakt-kos.com apo direkt përmes e-mailit nazmi.bajrami@fakt-kos.com.

Na kontaktoni për shërbimet tona