Të dashur afarist & bashkëpunëtor,
Krijimi i Pasqyrave Financiare, Rishikimi dhe Auditimi i tyre është obligim ligjor dhe koha për raportimin e tyre është e përcaktuar në afate Ligjore.
Pra, bizneset duhet të përgadisin Pasqyrat Financiare sipas SNK/SNRF, nënshkruajnë, rishikojnë apo auditojnë ato, në varësi të klasifikimit të biznesit tuaj.
“Fakt Consulting” Sh.P.K. është gati t’iu ofroj këto shërbime.
Sipas vendimit nr. 25/2020 të datës 18.03.2020 nga Këshilli Kosovar për Raportim Financiar (KKRF) pranë Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovë dhe Ligjit Nr. 06/L-032 për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim, bizneset kanë detyrim Ligjor dorëzimin e raporteve vjetore sipas standardeve në KKRF për:
1. Krijimin dhe publikimin e Pasqyrave Financiare Vjetore (deri ne datë 30.04.20XX),
2. Krijimin dhe publikimin e Pasqyrave Financiare Vjetore dhe Raportin e Rishikimit (deri ne datë 30.04.20XX),
3. Krijimin dhe publikimin e Pasqyrave Financiare Vjetore të Audituara (deri ne datë 30.06.20XX).
Nga “Fakt Consulting” Sh.P.K.