Shërbimet

Hapje ose mbyllje e një biznesi

Regjistrim Biznesi

“FAKT Consulting” ofron shërbime për regjistrimin (hapjen) e një shoqerie tregtare (biznes) të ri në Kosovë brenda 3 ditëve.

Këto shërbime ofrohen me saktësi për të gjitha llojet e shoqerive tregtare (bizneset) vendore, rajonale dhe ndërkombëtare dhe për të gjitha palët e interesuara që do të krijojnë një biznes të ri, sipas legjislacionin të zbatueshëm në Kosovë, permes Agjensionit për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK).

Mbyllja e Biznesit

“FAKT Consulting” përveq shërbimeve në krijimin e një biznesi të ri, ofron shërbime edhe në likuidimin vullnetar (shuarje) të një shoqerie tregtare (biznesi), në çdo aktivitet ekonomik që vepron në Kosovë.

Gjithashtu mbështet shoqeritë tregtare në përgatitjen dhe përfundimin e procedurave të likuidimit vullnetar, sipas legjislacionin të zbatueshëm në Kosovë.

Krijimi i pasqyrave financiare vjetore sipas taksave dhe raporte të tjera gjatë procedurave të likuidimit vullnetar.

Krijimin e “raportit mbi mjetet e kapitalit” dhe përgatitjen e pasqyrave financiare vjetore për kuvendin e përgjithshëm të aksionarëve.

Mbështet shoqeritë tregtare gjatë procedurave të likuidimit vullnetar në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) dhe në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK).

Na kontaktoni për shërbimet tona