Shërbimet

Kontabiliteti

Kontabiliteti

Si në çdo vend tjetër, ashtu edhe në Kosovë, pasaktësia e pasqyrave financiare është një problem shumë i madh dhe me këto probleme ballafaqohet gati secili biznes.

Nga pasqyrat financiare të pa besueshme, jo të sakta, jo në kohë dhe të raportuara me gabime, krijohen shumë probleme për bizneset, duke humbur dhe investitimet potenciale për të zhvilluar biznesin tutje!

Ky problem biznesëve, u krijon humbje financiare, edhe tek marrja e një kredie në banka, pasi që procesi i një kredie zgjatët shumë pa nevojë dhe normat e kamatës janë më të larta se tek klientët që i kanë pasqyrat financiare në rregull. Po ashtu krijohen edhe shumë pengesa të tjera të pa dobishme për bizneset, duke humbur shumë kohë dhe shumë burime.

Nëse një biznes nuk ka informata të sakta për gjendjen e tij financiare, duke filluar nga shitjet (të hyrat), kostot – shpenzimet operative (të dalat), me siguri se nuk do të ketë informata të sakta për gjendjen e parasë së gatshme në bankë dhe në arkë, gjendjen e llogarive të arkëtueshme, gjendjen e stokut, gjendjen e parapagimeve, menaxhimin e pasurisë, detyrimeve, kapitalit të pronarëve dhe transkasioneve tjera në biznes, me çka do të krijohen shumë probleme në marrjen e vendimeve nga pronarët dhe menaxhmenti.

“FAKT Consulting” është zgjidhja e duhur për dizajnimin e një sistemi të besueshem të kontabilitetit për shoqeritë tregtare (përfshirë edhe OJQ-të), duke filluar nga regjistrimi i transaksioneve të para, e deri tek krijimi i pasqyrave financiare sipas standardeve dhe raportimin e tyre në institucionet relevante.

Kontabiliteti

Në pakon e sherbimeve tona të kontabilitetit përfshihen edhe këto shërbime:

  • Mbështetje në krijimin e një sistemi (Softueri) të mirë kontabël;
  • Mbështetje për zhvillimin e procedurave dhe programeve të mira kontabël;
  • Mbajtja e librave dhe evidencave të kontabilitetit për : librat e shitjeve, librat e blerjeve, librat e shpenzimeve, librat e mjeteve themelore (aseteve), librat e arkës, librat e pagave etj;
  • Krijimin e dokumentëve të ndryshme për nevojat e kontabilitetit për shoqeritë tregtare, për menaxhimin e biznesit në përgjithësi dhe stafit (puntorëve) në veqanti;
  • Deklarimi dhe raportimi i tatimeve dhe kontributeve (online) mujore, tremujore dhe vjetore;
  • Krijimi i pasqyrave financiare vjetore sipas standardeve dhe taksave;
  • Mbështetje gjatë procedurave të auditimit të brendëshëm dhe të jashtëm;
  • Përfaqësim të shoqerive tregtare (biznesëve) në institucione të ndryshme shtetrore, në veqanti përfaqësim në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), Doganat e Kosovës, Agjencinë për Regjistrimin e Biznesëve në Kosovë (ARBK), etj; dhe
  • Shërbime të tjera specifike, sipas kërkesave nga bizneset;

Na kontaktoni për shërbimet tona