Rreth nesh

Fakt
Consulting

“FAKT Consulting” është themeluar nga MA Sc. Nazmi Bajrami në vitin 2012 në Prishtinë, pranë Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK) në Republikën e Kosovës.

“FAKT Consulting” në vazhdimësi ka zgjeruar shërbimet e saj me klientë vendor (bashkëpunëtor), pastaj në tregun rajonal (Shqipëri dhe Maqedoni) dhe në tregun ndërkombëtar, duke ofruar shërbime dhe konsulencë në fusha të ndryshme të ekonomike.

Me zhvillimin e kompanisë, në vazhdimësi kemi ofruar konsulencë në fusha të ndryshme ekonomike, në aplikimin e sistemeve më të mira në kontabilitet, në digjitalizimim e bizneseve, duke rekomanduar dhe aplikuar platforma adekuate digjitale.

Ekipi ynë i ekspertëve do t'ju ndihmojë në të gjitha situatat

“FAKT Consulting” përveq shërbimeve të cekura më lartë, ofron edhe shërbime tjera; për hapjen e një biznesi të ri, apo likuidimin (mbylljen) vullnetare të bizneseve, rregullimin e problemeve me gabime në trajtimin e tatimeve në fusha të ndryshme dhe trajtimin e drejt të tyre sipas legjislacionit të aplikueshem në Kosovë, krijimin e pasqyrave financiare sipas taksave dhe standardëve, si dhe përgatitjen e dokumentacionit për burimet e financimit me grante, kredi apo garancione në banka.

Ekipi menaxhues

MR. SC. NAZMI BAJRAMI – CEO



I diplomuar në Mastër, dega “Financa, Banka dhe Kontabilitet” dhe me përvojë bankiere nga viti 2004-2014, në vitin 2012 themelon biznesin “FAKT Consulting”.

Si Kontabilist dhe Auditor i Çertifikuar, Konsulent dhe Ekspert Gjyqësor Financiar, vazhdon të ndihmoj bizneset në menaxhimin e Financave, Auditimit, Kontabilitit, Kosnulencës dhe Tatimeve.

Egzona Sahiti – Ekonomise


Mastër në Menaxhment, Ndërmarrësi dhe Inovacion. Me përvojë në fushën e Financave, Kontabilitetit, Tatimeve dhe Konsulente në menaxhimin e kontabilitetit dhe tatimeve.

Egzona Byqmeti Beka – Ekonomise


Konsulente dhe Kontabiliste, administron shoqeritë tregtare (bizneset) në menaxhimin e kontabilitetit dhe tatimeve në fusha të ndryshme ekonomike.

Arion Bajrami – Konsulent dhe Kontabilist


Administron shoqeritë tregtare (bizneset) në menaxhimin e kontabilitetit dhe tatimeve në fusha të ndryshme ekonomike.

Çka synojmë?

Ofertat më të mira

“FAKT Consulting” është zgjidhja e duhur për dizajnimin e një rrethi vicioz për sistemin e biznesit tuaj. Krijimi i pasqyrave financiare të besueshme për shoqeritë tregtare dhe raportimi i tyre tek pronarët, institucionet shtetërore apo palët tjera të interesuara, është detyrim ligjor dhe ne mund t’i bëjmë këto shërbime në menyrë adekuate dhe profesionale.

Klientë të favorizuar

Shërbimet nga”FAKT Consulting” janë të dedikuara për shoqëritë tregtare mikro, të vogla, të mesme (NVM) dhe të mëdha (korporata), duke përfshirë :

– Shoqëritë tregtare (bizneset) vendore dhe

– Shoqëritë tregtare (bizneset) të jashtme.

Shërbime profesionale

Ekipi është me përvojë të gjatë në sektorin financiar në Kosovë, që nga viti 2004. Bazuar në edukimin e vazhdueshem profesional dhe më përvojë të vlefshme në Institucione financiare, bankiere dhe në Kontabilitet, më profesionalizëm dhe përkushtim të theksuar, ne vazhdojmë të ofrojmë shërbime profesionale në menaxhimin e aktiviteteve të ndryshme ekonomike për shoqeritë tregtare (bizneset).

Filozofia e shërbimeve tona

Filozofia e shërbimeve tona bazohet në korrektësinë maksimale, respektimin e rregullave të etikës profesionale me qëllim të ofrimit të shërbimeve cilësore dhe frytëdhënëse për bizneset.

Na kontaktoni për shërbimet tona